Newcastle, Joey Barton nuk e harron vesin

Pas daljes me karton te kuq te mesfushorit Joey Barton, ky i fundit i ka folur ashper teknikut te tij. “Je nje trajner m...”, i eshte drejtuar Barton trajnerit, pasi ai e kritikoi per daljen me karton te kuq. Lajmin e ben te ditur gazeta “The Sun”, sipas se ciles, ata kane perdorur edhe duart, duke detyruar pjesetaret e tjere te skuadres te nderhyjne per t’i ndare.
“Djali i tmerrshem” i Premier League nuk e ka harruar vesin e tij, pavaresisht denimeve te gjata qe ka marre edhe nga federata per sjelljet agresive. Menjehere ka reaguar shoqeria e Newcastle qe e ka gjobitur lojtarin 26 vjecar me 120 mije sterlina dhe e ka pezulluar ate deri ne nje afat te pacaktuar.
Barton mbahet mend per dhunimin fizik te shokut te skuadres gjate periudhes qe ai luante per skuadren e Manchester City, cka i kushtoi edhe perjashtimin per nje kohe te gjate nga Premier League.