E Martë, 3 Nëntor 2026

Newcastle, kapiteni Lascelles sulmohet nga një bandë

Policia lokale po heton një grindje në qendër të Neëcastle të ndodhur shtunën në mbrëmje që përfshiu kapitenin e Neëcastle Jamaal Lascelles. Lojtari u kërcënua me armë nga një bandë teksa ishte në shoqërinë e vëllait të tij më të vogël dhe një shoku.

Jamaal Lascelles ka ndërhyrë në mbrojtje të vëllait të tij, i cili – siç kanë deklaruar dëshmitarët – ishte goditur nga një person me bërryl në fytyrë. Në atë moment, kapiteni i Newcastle ka tentuar të largojë sulmuesin. Por pak kohë më pas,nën kërcënimin e pistoletës, kapiteni i skuadrës do të sulmohej nga një bandë prej gjashtë deri në tetë persona, duke pësuar një rrahje të vërtetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›