Nexhmije Hoxha padit Fevziun per nxjerrje te sekretit familjat
Një denoncim i pazakontë që kërkon hetime për arkivin personal të Enver Hoxhës është dorëzuar i Prokurorëve të Tiranës ,tri ditë më parë. Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit, Enver Hoxha, ka paditur gazetarit Blendi Fevziu. Me anë të kallzimit Nexhmije Hoxha kërkon fillimin e ndjekjes penale për gazetarin Fevziu, duke e fajësuar atë për faktet që ka publikuar në librin e tij “Enver Hoxha”, i botuar në vitin 2011. Prokuroria e Tiranës deklaron se ka nisur verifikimin paraprak të padisë nëse ajo përmban elementë të veprave penale. Zyrtarisht mësohet se në këtë padi akuzohet edhe drejtoreshën e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, për “përhapjen e sekreteve vetjake”.
NENI 122 KODIT PENAL
“Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”
Në kallëzimin penal familja Hoxha, akuzon Blendi Fevziu, se në librin e botuar në vitin 2011, ka përhapur sekrete personale të ish-diktatorit Enver Hoxha. Padia u referohet disa përshkrimeve për shënime personale apo pjesë ditarësh të Enver Hoxhës, si dhe disa imazheve filmike të jetës private të tij. Hoxha pretendon se Fevziu i ka përhapur këto të dhëna në librin e tij për herë të parë, pasi më parë ato kanë qenë të ruajtura dhe të depozituara në Arkivin e Shtetit. Dhe ky është një fakt që pranohet edhe nga vetë autori.
Drejtoresha e Arkivës së Shtetit, Nevila Nika ka deklaruar në të përditshmen “Panorama” se shkrime origjinale të shkruara nga dora e Hoxhës, kemi por jo që të jenë pjesë e ditarit personal. Sipas saj janë letra drejtuar funksionarëve të lartë të shtetit. Ka edhe dosje me materiale personale, të fotokopjuara , që përmbajnë libreza kursimesh, konspekte, konferenca shtypi, shënime udhëtimi copa gazetash mbi të cilat ka dhe shënime.
Prokuroria ende nuk ka vendosur nëse do të nisë apo jo një procedim penal, por autori Fevziu mendon se një padi e tillë duhet me doemos të hetohet.
Të dhënat më të fundit tregojnë se libri “Enver Hoxha”, e para biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal, ka arritur një rekord shitjesh, në më shumë se 42 mijë kopje.