E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexus 7 më i lirë

Google së shpejti pritet të zvogëlojë çmimin e tablosë Nexus 7.

Kështu, modeli me kapacitet 16GB i cili momentalisht kushton 249 dollarë, do të jetë për 50 dollarë më i lirë dhe kjo me siguri është përgjigja e Google-s ndaj Apple-s, pajisja e të cilit iPad mini me kapacitet 16 GB, kushton 329 dollarë.

Me çmim prej 249 dollarë, Google në të ardhmen do të shesë modelin me kapacitet 32GB. Ndërsa sa i përket modelit me 8 GB memorie, flitet se çmimi i tij do të bjerë nga 199 në 99 dollarë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›