Mos e shani Van Persien

Kjo do të jetë hera e parë që holandezi, 29 vjeç, luan kundër Arsenalit pas transferimit në Manchester United gjatë verës për 24 milionë funte. “Shpresoj që Robinit ti bëhet pritje e respektueshme sepse ai bëri shumë për ne gjatë tetë viteve të qëndrimit në klub”, deklaroi Wenger.
“Ne përkrahim kampanjat kundër diskriminimit, kështu ishte edhe në rastin e javës së kaluar andaj pse nuk duhet të jetë edhe këtë javë?”, shtoi ai. Van Persie i cili stinorin e kaluar realizoi 44 gola në 57 ndeshje për klubin dhe përfaqësuesen njoftoi në korrik se nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Arsenalin e cila ishte paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe nënshkroi për Arsenalin në gusht.
Pas transferimit të holandezit në Old Trafford, Wenger shprehu “pendimin” e tij për humbjen e një “futbollisti të klasit botëror”, por francezi theksoi se përballja e së shtunës në Old Trafford nuk është rast për hakmarrje.
“Për ne, me rëndësi është rezultati në fund të ndeshjes dhe kualiteti i paraqitjes”, theksoi Wenger. Van Persie ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje për Unitedin.