Neymar: Nuk erdha për para, por për Messin

Neymar ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Barcelonës. Supertalenti brazilian ka deklaruar pas prezanimit si lojtar i Barcelonës se nuk është transferuar te Barcelona për para, por të realizuar ëndrrën e tij.
"Ishte një vendim i familjes, babait, nënës, për të cilin vendim vendosëm së bashku. Neve asnjëherë nuk na ka motivuar paraja. Paraja për mua është diçka e rëndësishme por nuk është çdogjë. Lumturia është mbi të gjitha.
Real Madridi është një klub i madh, por unë vendosa për skuadrën time të zemrës. Në jetë kam patur ëndërr që të luaj për Barcelonën, ëndërr e cila sot është realizuar. Për mua lojtari më i mirë në botë është Messi dhe unë kam ardhur për ta ndihmuar atë që të vazhdoj të jetë më i miri në botë. Jam një nga djemtë më me fat në botë që do të luaj me Messin Xavin e Iniestën.
Alves është një nga lojtarët që ka ndikuar shumë në transferimin tim pasi gjithmonë më ka folur për Barcelonën. Unë nuk jam një Messi dhe as që dua të krahasohem me të sepse ai është në një nivel tjetër, është absolutisht më i miri.
Unë dua që të luaj mirë te Barcelona për të fituar trofenjë" deklaroj Neymar./Indeksonline/