Pike gol për ShakirënKaka nis të mbajë mjekër
TIRANE-Mes Zherard Pike dhe Shakirës duket se ekziston një dashuri e vërtetë. Këngëtarja kolumbiane dhe mbrojtësi i Barcelonës kanë shkëmbyer mesazhe të shumta të mërkurën në mbrëmje, ajo në Tuiter, ai në fushë. “Pike, pas golit të tretë në fitoren 5-1 ndaj Shaktjorit, kryqëzoi duart në gjoks, duke treguar në mënyrë simbolike dy gishtat në secilën dorë, - shkruan Marca. – Kjo tregon datën e lidhjes mes tij e Shakirës, 2 shkurtin”. Ajo më pas shkruajti në Tuiter: “Rroftë Barça, rroftë numri 3”.
Kaka
Rikardo Kaka i ka habitur të gjithë të martën në mbrëmje, kur në ndeshjen me Totenhemin, që Reali e fitoi 4-0, zbriti në fushë me mjekër. E përditshmja spanjolle “El Economista” ka zbuluar se zgjedhja e brazilianit nuk ka qenë e rastësishme. Ai do të rinovojë kontratën e skaduar në vitin 2010 me Gillette, kompaninë lider për prodhim e brisqeve të rrojes. Nga kjo kontratë e re ai do të përfitojë 800 mijë euro në sezon. Kohët e fundit Gillette ka prishur kontratat me Tajgër Uds, Tieri Henri dhe Lionel Mesi.
(d.b/BalkanWeb)