Neza: Nuk kemi marrëveshje, po kthim në ligjshmëri

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur ditën e martë (12 mars)u pa si një mundësi për tu kthyer normalitetit në parlament mes mazhorancës dhe grupit të deputetëtëve të Rithemelimit, që pas 5 muajsh u ulën përballë njëri-tjetrit por pa arritur asnjë marrëveshje.
Ky ngërçi i ri mes Rithemelimit dhe PS për komisionet hetimore, ka apo s’ka një marrëveshje mes palëve, cilat janë kërkesat e opozitës dhe ku kundërshton mazhoranca, ishin çështjet që u diskutuan sonte në emisionin “3D” të Alban Dudushit. Të ftuar në studio janë të pranishëm: Myslym Murrizi, ish deputet i PD; Sami Neza, analist; Mentor Kikia, analist; Ergys Mërtiri, analist; Zylyftar Bregu, pedagog.
Analisti Sami Neza duke komentuar takimet mes dy grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendi, tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje por këtë ai shikon si rikthim në ligjshmëri sepse Rithemelimi është rikthyer në tryezë me mazhorancën.
“Gjitha bisedimet që janë publikuar të martën unë i ndaj në dy pjesë të cilat kanë një distancë nga njëra- tjetra. Nëse do të flasim si një marrëveshje, pjesa e parë që ka të bëjë me ndaljen e rezistencës së opozitës në parlament. Nuk ka marrëveshje, është rikthim të ligjshmëria te ai neni i Kushtetutës dhe të PS-së, që kërkon patjetër kontrollin parlamentar të qeverisjes dhe që i jep të drejtë opozitës e propozimit të kontrollit parlamentar të qeverisë sa herë që ajo e shikon të arsyeshme.
Sipas tij, këtë gjë e pengoi mazhoranca në Parlament për gati 5 muajsh dhe kjo është një prej dy arsyejeve që opozita bëri atë rezistencë në parlament.