Neza në RTSH: Futja e Tiranës në proces zgjedhor përbën një moment të rëndësishëm, jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për politikën

Analisti Sami Neza vlerëson se kryeministri Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës katër muaj më parë. Pavarësisht vonesës, Neza e cilësoi si të mirë zhbllokimin e këtij procesi.
Në një analizë të bërë në RTSH, Neza theksoi se “futja e Tiranës në proces zgjedhor përbën një moment të rëndësishëm, jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për politikën shqiptare”. Ai parashikoi një betejë të fortë elektorale në Tiranë, e cila do të nxjerrë në pah profilet e kandidatëve të mazhorancës dhe Partisë Demokratike.
Duke iu referuar emrit të përmendur të Alimehmetit nga PD, Neza theksoi se “PD duhet të tregohet e kujdesshme, pasi ky moment është tepër i rëndësishëm për të ndryshuar rrjedhën e qeverisjes dhe të vetë Partisë Demokratike në Shqipëri”.
/rtsh.al/