E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin që rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Sipas këtij vendimi, “shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga data 1 korrik, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët”. Gjatë muajit qershor, Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi  procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›