E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqetësimi, 7 në 10 fëmijë me probleme me shikimin

Së shpejti fëmijët e 6-7 vjeçarë do të nisin rrugën e bukur të dijes. Me fillimin e regjistrimeve për në klasën e parë ata duhet t’ë bëjnë dhe një kontroll tek okulisti. Përdorimi i mjeteve elektronike dhe qëndrimi me orë të zgjatura para ekraneve të celularëve, kompiuterave apo televizorëve, mund të ketë shkaktuar edhe dëme serioze në shikimin e tyre .
Dr Suzana Zhuka, mjeke okuliste vlerëson se  7 në 10 fëmijë kanë probleme me shikimin.
Ajo thotë se prindërit duhet të ndërgjegjësohen për një kontroll rutinë të fëmijëve 4 deri 7 vjeç pasi kështu mund të parandalojnë problemet serioze në shikimin e fëmijëve në një moshë më të rritur.
Mjekja Zhuka këshillon prindërit që të bëjnë kujdes me kohën e qëndrimit të fëmijës para ekranit, pozicionin e qëndrimit. Por nga ana tjetër duhet edhe të informohen për ushqyerjen e fëmijës me vitamina që forcojnë shikimin siç janë konsumi i karrotës, boronicës e të tjera fruta apo perime që ndikojnë pozitivisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›