E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nga 1 marsi, pasagjerët në Rinas kartë imbarkimi elektronike

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Duke filluar nga nesër, 1 mars, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar.

Kompania që menaxhon aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Tirana Airport Partners bën të ditur se kjo politikë bën që udhëtimet të jenë më të lehta më të shpejta dhe më komode për çdo pasagjer.

Qytetarët duhet të kenë kartën elektronike të imbarkimit në telefon.

Ata duhet ta skanojnë atë në kontrollin e sigurisë dhe në portën e imbarkimit. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›