E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nga 20 qershori në qarkullim monedha të reja metalike 5 Lekë

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Banka e Shqipërisë njofton se duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 2, datë 18.1.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedhat metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2023, kanë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje. Ndryshimi nga monedhat e mëparshme të së njëjtës prerje qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023”.

BSH bën të ditur se, nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›