E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 210 muxhahedinë që priten të vijnë, deri më tani janë strehuar në Tiranë 88

muxhahedinetKa mbërritur në Tiranë grupi i katërt i muxhahedinëve iranianë, pjesë e marrëveshjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qeverinë shqiptare.

Mesnatën e së enjtes kanë mbërritur 17 muxhahedinë nga kampet e Irakut, të cilët janë dërguar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

Grupi i së enjtes është i katërti, duke e çuar numrin e të mbërriturve deri më tani në 88, nga 210 që pritet të strehohen në vendin tonë si pjesë e marrëveshjes.

Shqipëria u tregua e gatshme t’u afronte azil, ndërkohë që kostot e jetesës së tyre, si qira për banesat ku do të strehohen dhe ushqimi, do të përballohen nga UNHCR-ja, ndërsa pala shqiptare do të kujdeset për strehimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›