E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga 27 korriku nisin fluturimet direkte mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Nga data 27 korrik nisi fluturimet direkte nga midis Moskës dhe Phenianit. Lajmi u komunikua nga Ministria Ruse e Transportit, e cila sqaroi se Nordwind Airlines do të operojë një fluturim çdo muaj dhe koha e itinerarit do të jetë afërsisht tetë orë. Vendimi vjen pas miratimit të kohëve të fundit nga Rosaviatsiya për udhëtime të rregullta ajrore midis dy vendeve.

“Kjo është hera e parë që kryeqytetet e Rusisë dhe të Koresë së Veriut do të lidhen me fluturime direkte”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se shërbimi synon të ndërtojë gradualisht një kërkesë të qëndrueshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska dhe Pheniani po punojnë për të zgjeruar lidhjet ajrore, pas rifillimit të shërbimeve hekurudhore në qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›