Nga 4 javë kalendarike, leja vjetore për administratën publike bëhet 22 ditë pune

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”.
Konkretisht, sipas këtij vendimi leja vjetore nga 4 javë kalendarike, bëhet 22 ditë pune.
Ndërkohë, vendimi parashikon se i punësuari ka të drejtë të kërkojë kryerjen e pushimit vjetor të paguar edhe në periudha të ndryshme e të ndara.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
/m.m/r.e/a.f/