E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Beogradi kërkohet pranimi i Kosovës

I ashtuquajturi kryeshef i Qarkut për Mitrovicë, Radenko Nedelkoviq ka deklaruar se nga Beogradi në fakt po kërkohet që në mënyrë indirekte të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Ky është një çmim i madh, jo vetëm për datën, por edhe për hyrjen në Bashkimin Evropian”, ka thënë Nedelkoviq në një intervistë për televizionin serb, TV Most.

Sipas tij, Beogradi në mënyrë të qartë duhet ta thotë se pa institucione të Serbisë në Kosovë, nuk ka qëndrim të serbëve në Kosovë. “Kryeministri Ivica Daçiq në takimin e sotëm në Bruksel duhet të insistojë në qëndrimin se nuk mundet që njëra palë të fitojë të gjitha e tjetra të humbë gjithçka”, ka thënë ai.

Sipas tij, vetëm kështu Bashkësia ndërkombëtare do ta kuptojë se Beogradi ka përcaktuar vijat e kuqe.

Nedelkoviq situatën e sigurisë në veri të Kosovës e ka vlerësuar si jo stabile dhe ka shfaqur dronë që në pranverë do të shpërthejnë incidentet në Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës, ku jetojnë shqiptarë e serbë.

“Në vepër është një shembull klasik i uzurpimit të pronës serbe dhe ndërtimit të objekteve pa leje për shqiptarët të cilët kurrë nuk kanë jetuar atje, përderisa ato ndërtime po bëhen me udhëzime të Qeverisë së Kosovës dhe nën përcjellje të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›