Nga Fieri per ne Athine me 2 kg marijuane pranga 26-vjecarit

Nje 26-vjecar qe udhetonte me autobus per ne Athine ka tentuar te kaloje per te trafikuar nje sasi prej 32 kilogramesh lende narkotike marijuane. Ka qene nje kontroll i imtesishem ne bagazhet e automjetit qe ishte nisur nga kryeqytetit qe ka zbuluar nen sedilje te fshehur sasine e narkotikut duke cuar ne pranga dhe autorin Ferit Hamzaraj nga Cakrani i Fierit emigrant ne shtetit grek. Ngjarja eshte konfirmuar dje nga zedhenesi i policise se Gjirokastres Gentian Mullai sipas te cilit rreth ores 2030 te se martes nga ana e sherbimeve te Policise Kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Kakavije gjate nje kontrolli te ushtruar ne autobusin e linjes nderkombetare Tirane -Athine i cili levizte nga Tirana ne drejtim te Athines ka rezultuar se ne ambientet e brendshme te autobusit ne sediljen nr. 33 ku ishte ulur pasagjeri Ferik Hamzaraj ne dyshemene e autobusit tek kembet e pasagjerit eshte konstatuar nje cante dore kartoni e mbuluar me nje mbulese tavoline. Sipas te dhenave nga kontrolli i ushtruar nga ana e Policise Kufitare ne brendesi te cantes rezultoi se ne cante kishte dy pako te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar si marijuane. Mullai tha se menjehere punonjesit e Policise Kufitare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster kane bere shoqerimin e ketij shtetasi ne ambientet e Stacionit te Policise Kufitare Kakavije. Nderkohe ne vendngjarje kane mberritur specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster se bashku me grupin hetimor ku sipas te dhenave ne perfundim te veprimeve te para hetimore rezultoi se ky shtetas e kishte blere lenden narkotike ne Fier dhe do ta conte ne Athine. Sipas policise nga peshimi qe iu be pakove me lende narkotike rezultoi se pesha e pergjithshme ishte 2 kilograme marijuane. Mullai sqaroi nderkohe se nga ana e specialisteve te Sektorit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster u be sekuestrimi i lendes narkotike ne cilesine e proves materiale si dhe arrestimi ne flagrance i 26-vjecarit Hamzaraj lindur dhe banues ne Cakran Fier emigrant ne Athine. Materialet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per vepren penale te Trafikut nderkombetar te lendeve narkotike.