E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga Jonida Maliqi te MatoLale dhe Ronela Hajati, producenti i njohur komenton Vip-at!

Jeris Kaso është një producent mjaft i njohur, i cili ka kompozuar këngë të zhanreve të ndryshme nga muzika klasike, pop, balada deri tek regeton, afrobeats, hip-hop, trap, house. Prej disa vitesh ka krijuar studion e tij, ku punon me emrat më të rëndësishëm të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe projekte ndërkombëtare.

Jerisi ka qenë i ftuar sot në emisionin “Miqtë e pasdites” me Beniada Nishanin. Përveçse tregoi për fillimet e karrierës së tij që nga ardhja në Tiranë, Jerisi nuk mund të shpëtonte pa dhënë një koment për disa nga artistët shqiptarë me të cilët ai bashkëpunon.

Beniada: Si është Eneda?

Jerisi: Shumë profesioniste, precize, ka supervokal.

Beniada: Jonida Maliqi?

Jerisi: Dritë, një dashuri.

Beniada: Ronela Hajati?

Jerisi: Është bishë, njëfarë bishe.

Beniada: Dylan Reka?

Jerisi: Është shumë i talentuar.

Beniada: MatoLale?

Jerisi: Peshkaqen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›