Nga Lazarati per jashte vendit 6 ne pranga me 26.5 kg marijuane
Artan Koci
U jane dashur disa muaj hetime intensive me ane edhe te metodave speciale hetimore per te rene ne gjurmet e nje rrjeti te organizuar te trafikut te droges. Drejtoria kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve dhe Drejtoria e Operacioneve Speciale ne Departamentin kunder Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit kane finalizuar nje dite me pare nje operacion ne qytetin e Kavajes duke vene ne pranga gjashte persona si dhe duke sekuestruar nje sasi prej 26.5 kilogramesh lende narkotike marijuane. Lajmi eshte konfirmuar pasditen e djeshme nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit sipas te cilave te gjithe te dyshuarit jane kapur ne banesen e shtetasit Ilirian Feci ne lagjen nr. 2 Kavaje se bashku me sasine e droges. Policia tha se ne baze te hetimeve te saj rezulton se kjo linje e trafikut te droges vepronte prej disa kohesh ne vend duke pasur si pikenisje Lazaratin dhe me pas tregun jashte vendit. Ne cilesine e proves materiale policia tha se u sekuestruan 26.5 kg lende narkotike e llojit marijuane 2 automjete te tipave Audi A3 dhe BMW 1 pistolete me silenciator nje sasi eurosh si dhe nje sasi fishekesh te cilet u gjeten gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Refie Iliazit.
Finalizohet me sukses ne Kavaje operacioni antidroge i organizuar nga Drejtoria kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve dhe Drejtoria e Operacioneve Speciale ne Departamentin kunder Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit. Ne pranga jane vene gjashte persona te cilet jane kapur ne nje banese ne kete qytet me nje sasi prej 26.5 kilogramesh marijuane e cila ishte destinuar te hidhej jashte vendit. Sipas te dhenave te Policise se Shtetit pas operacionit behet e ditur se arrestimi i Ilirian Fecit 36 vjec lindur e banues ne Kavaje Albert Mahmutajt 18 vjec Gezim Vasit 21 vjec Lorenc Vasit 18 vjec S. H. 16 vjec te katert lindur e banues ne Gjirokaster si dhe Refie Iliazit vjec 48 banuese ne Durres u be i mundur fale nje hetimi disamujor duke aplikuar metodat speciale te hetimit. Keta shtetas u kapen ne flagrance ne banesen e shtetasit Ilirian Feci ne lagjen nr. 2 Kavaje fale nje operacioni te mirorganizuar nga strukturat e policise. Sipas te dhenave gjate kontrollit te ushtruar nga forcat e policise ne kete banese u be i mundur sekuestrimi i nje sasie prej rreth 26.5 kg lende narkotike marijuane e cila kishte ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj ne tregun nderkombetar.
Policia beri te ditur gjithashtu se fale aplikimit me sukses te metodave speciale te hetimit u arrit kapja e tyre si dhe zbulimi me pas i linjes se trafikimit kapje e cila u realizua ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme ne Policine e Tiranes. Nderkohe qe ndaj shtetasve te siperpermendur eshte marre masa e arrestit ne flagrance nen akuzen e kryerjes se vepres penale Trafikim i narkotikeve parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal si dhe ndaj shtetases Refie Iliazi dhe per vepren penale Armembajtje pa leje parashikuar nga neni 278i Kodit Penal. Materialet procedurale ne ngarkim te ketyre shtetasve do ti kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise per Krime te Renda.
Te arrestuar
Ilirian Feci 36 vjec lindur e banues ne Kavaje
Albert Mahmutaj 18 vjec lindur e banues ne Gjirokaster
Gezim Vasi 21 vjec lindur e banues ne Gjirokaster
Lorenc Vasi 18 vjec lindur e banues ne Gjirokaster
S. H. 16 vjec lindur e banues ne Gjirokaster
Refie Iliazi vjec 48 banuese ne Durres
Sekuestruar
26.5 kg lende narkotike e llojit marijuane
2 automjete te tipave Audi A3 dhe BMW
1 pistolete me silenciator
Nje sasi fishekesh te cilet u gjeten gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Refie Iliazit
Nje sasi eurosh