Eksperti i OSBE-se leter Burgajt Rol i shkelqyer i policise gjate zgjedhjeve
Artan Koci
Eksperti i Sigurise se Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it per Zgjedhjet Vendore ne Shqiperi Laszlo Belagyi ka vleresuar rolin e Policise se Shtetit gjate procesit zgjedhor ne vend duke theksuar se ne asnje rast nga vezhguesit e huaj nuk eshte verejtur shkelje nga ana e efektiveve te policise. Permes nje shkrese zyrtare derguar nje dite me pare drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj eksperti citon Ne emer te OSBE/ODIHR dhe EOM ka shprehur vleresimet per profesionalizmin dhe perkushtimin e Policise se Shtetit gjate permbushjes se detyrave ne kuader te procesit zgjedhor. Profesionalizmi dhe perkushtimi qe Policia e Shtetit tregoi gjate permbushjes se detyres se tyre ne kete periudhe ishte i lavderueshem. Nuk ka pasur asnje raportim per shkelje te ligjit apo aktivitete te tjera demtuese per asnje oficer policie nga vezhguesit afatgjate apo afatshkurter - shkruan Belagyi ne letren e tij ndersa shton Te gjithe vezhguesit afatgjate kane permendur dhe levduar marredheniet shume te mira me drejtorite rajonale te policise. Me sa duket trajnimet e kryera per zgjedhjet nga ana e policise ne lidhje me detyrat e tyre kane qene pjese domethenese e suksesit tuaj. Po keshtu eksperti i Sigurise Laszlo Belagyi ne emer te OSBE/ODIHR dhe EOM ka shprehur falenderimet dhe mirenjohjen per drejtuesit dhe gjithe stafin e Policise se Shtetit perfshire dhe drejtorite rajonale te policise si dhe nje vleresim te vecante per zv.drejtorin e Pergjithshem per Sigurine Publike z. Muhamet Rrumbullaku per bashkepunimin e shkelqyer dhe asistencen profesionale ofruar Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it gjate gjithe procesit zgjedhor.
Letra drejtuar Burgajt
Ne emer te OSBE/ODIHR dhe EOM ju percjell mirenjohjen dhe falenderimet tona me te sinqerta Ju dhe stafit tuaj te Policise se Shtetit Shqiptar perfshire ketu edhe drejtorite rajonale te policise per bashkepunimin e shkelqyer qe keni treguar per Misionin e Vezhguesve te procesit Zgjedhor te OSBE/ODIHR gjate procesit zgjedhor lokal ne vendin tuaj. Profesionalizmi dhe perkushtimi qe Policia e Shtetit tregoi gjate permbushjes se detyres se tyre ne kete periudhe ishte i lavderueshem. Nuk ka pasur asnje raportim per shkelje te ligjit apo aktivitete te tjera demtuese per asnje oficer policie nga vezhguesit afatgjate apo afatshkurter. Te gjithe vezhguesit afatgjate kane permendur dhe lavderuar marredheniet shume te mira me drejtorite rajonale te policise. Me sa duket trajnimet e kryera per zgjedhjet nga ana e policise ne lidhje me detyrat e tyre kane qene pjese domethenese e suksesit tuaj. Kam deshire te shpreh vleresimin tim te vecante per zevendesdrejtorin e Pergjithshem z. Muhamet Rrumbullaku gjate te gjithe periudhes se permbushjes se misionit tone. Ju falenderojme per asistencen tuaj profesionale dhe me lejoni tju uroj Ju dhe stafit Tuaj te Policise se Shtetit Shqiptar suksese te metejshme ne permbushjen e detyrave tuaja te ardhshme. Perfitoj nga ky rast per te shprehur konsideraten dhe respektin me te thelle per Ju.
Eksperti i Sigurise se Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it per Zgjedhjet Vendore ne Shqiperi z. Laszlo Belagyi.