E Martë, 3 Nëntor 2026

Nga Pogradeci në Shkodër për panairin – Artizanet sjellin disa nga prodhimet e zonës

Këto ditë po mbahet në Shkodër panairi i produkteve dhe prodhimeve artizanale. Në tendat e panairit bie në sy një shtrirje gjeografike e artizanëve pjesëmarrës. Mukadesi dhe Floresha janë dy motrat artizane që vijnë nga Pogradeci për të ekspozuar jo vetëm prodhimet e tyre si: pekmezi, rakia, trahanaja etj por edhe për të promovuar punën me shtiza dhe grep, traditë e vjetër e qytetit liqenor.

Floresha ka vetëm një vit që merret me punimet artizanale por po e dashuron gjithnjë e më tepër pasionin e saj.

Mukadesi ka mbi 10 vite që e ushtron artizanatin. Ajo ka vështirësitë e veta por në fund të ditës triumfon përherë dëshira për ta vazhduar atë ndonëse ndjen keqardhje për indiferentizmin që shfaq brezi i ri për ta trashëguar.

Panairi i artizanatit mbetet një mundësi e mirë për çdo artizan për të promovuar veten dhe traditat më të mira të krahinave nga vijnë.

Gazetar: M. Gjini

/RTSH/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›