E Martë, 3 Nëntor 2026

Vëllezërit që këndojnë serenata – Të rinjtë korçarë që gjallërojnë rrugicat korçare

Rrugëtimi i tyre në fushën e artit ka nisur prej 10 vitesh. Panajot dhe Boni Hamzallari janë dy të rinj të talentuar nga Korça, të cilët kanë trashëguar traditën e vjetër të Korçës me interpretimin e serenatave por jo vetëm.

Pasioni i tyre tashmë është kthyer edhe në profesion. Veç muzikës qytetare, ata kanë përqafuar edhe rryma të tjera muzikore

Të rinjtë korçarë janë pjesë edhe e një grupi muzikor “Ardianët” ndërsa kanë performuar edhe në koncerte, kanë pjesë e kolonave zanore në shfaqje teatrale apo si pjesë e koreve akapella.

Gazetare: G. Sali 

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›