E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga kundërshtitë për projektin e Zvërnecit te kërkesat politike, 90-të ditë protestë në Tiranë

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar sot për të 90-ën ditë, me pjesëmarrësit që kanë përsëritur kërkesat për kundërshtim ndaj investimit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku  kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe duke ngritur njëkohësisht shqetësime të tjera lidhur me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e “kastës së vjetër” politike, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore, të cilat, sipas tyre, cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

1 nga 7

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›