E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet kontrollet në turizëm: 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, 40 shkelje të 12 subjekte

TIRANË, 28 gusht/ATSH/  Rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrolleve të Administratës Tatimore në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026, ndërsa 3 subjekte janë kaluar në regjimin e TVSH-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se Task Forca e Terrenit kontrolloi 12 tatimpagues, ku u konstatuan gjithsej 40 shkelje të legjislacionit tatimor.

Sipas Tatimeve, të ardhurat e padeklaruara u evidentuan gjatë verifikimit të të dhënave në një prej pajisjeve kompjuterike të sekuestruara. Shuma prej rreth 540 mijë eurosh i përket periudhës qershor–gusht 2026.

Në vijim të kontrolleve, tre subjekte janë kaluar në regjimin e TVSH-së.

Administrata Tatimore deklaroi se kontrollet në terren do të vijojnë me fokus parandalimin e evazionit fiskal dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik.

Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë tatimpaguesve të deklarojnë saktë të ardhurat dhe aktivitetin ekonomik, për të shmangur pasojat administrative dhe penale të parashikuara nga legjislacioni.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›