E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga lajmet tek Zambaku i Prizrenit

bledi2Duket se lajmet i janë mërzitur Bledian Kokës, aq sa ka vendosur, së paku për një natë, të jetë i rrethuar nga vajza të bukura dhe këngëtarë të muzikës qytetare.

Si asnjëherë tjetër, festivali i muzikës qytetare, Zambaku i Prizrenit 2013 është prezantuar nga një gazetar lajmesh, si Bledian Koka dhe dy bukuroshe, Ertemiona Meidani  dhe Emanuela Ndrecaj.

A ishte kjo një trampolinë në botën e show-ut?

Bledi rrëfen se, pas përfundimit të festivalit Zambaku i Prizerenit, ka marrë telefonata për të qenë pjesë në aktivitete të ngjashme si moderator, por është herët për të vendosur.

Sa për Zambakun e Prizrenit, për të ka qenë një eksperiencë që i ka përkëdhelur jo pak sedrën.

Në mbrëmjen e së dielës uli siparin aktiviteti kryesor i muzikës qytetare shqiptare, në formatin e konkursit.

Prej vitit 1986 ky festival organizohet në Prizren dhe prej aty kanë dalë mjaft këngëtarë të njohur të muzikës mbarëshqiptare. Këtë vit fitues ishte Devis Xherahu me këngën Të trashëgohesh, të cilit iu akordua trofeu Zambaku i Argjendtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›