E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nga nisma “Fol Shqip”, tek edukimi mediatik, Krasniqi ndan arritjet e AMA-s për vitin 2024

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka përcjellë sot një mesazh urimi për festat e fundvitit, e njëherësh ka bërë edhe një bilanc të punëve të kryera nga institucioni i AMA-s.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi thotë se “viti që përmbyllim sot ishte i mbushur me sfida e bashkëpunime të shumta. Kemi punuar për rregullimin e mëtejshëm të tregut mediatik audio dhe audioviziv dhe këtë rrugëtim e kemi bërë përkrah partnerëve dhe kolegëve europianë”.

Krasniqi e mbyll mesazhin me një urim për ekipin e AMA-s dhe një vit të begatë me suksese të reja.

“Me falenderimet për ekipin e AMA-s dhe të gjithë ata që kanë ecur bashkë me mua në këtë qëllim, ju uroj Vit të Ri të mbarë, të begatë dhe me suksese të reja”

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›