Nga një shpërndarës droge, në prift
Kjo është historia e Don Roberto Dichiera, jeta e të cilit ka pësuar një ndryshim radikal. Duke folur për revistën OK, ai ka treguar se ka bërë një jetë që kalon nga ekstremi në ekstrem. Duke nisur që nga mosha 12-vjeçare, ai ka qenë konsumues i alkoolit, drogës dhe më pas edhe shpërndarës i kësaj të fundit. U bë aq i varur ndaj përdorimit të drogës, sa për pak humbi jetën.
Gjithçka ndryshoi kur ishte 21 vjeç. Gjatë një udhëtimi në tren njohu Manuelën, e cila ishte një besimtare e devotshme. Për rreth një vit ai shkonte në kishë për të, ndërsa më pas vendosi që ti hapte zemrën Zotit dhe të lutej. Tashmë droga dhe alkooli janë një histori e shkuar, pasi Roberto është bërë një prift, që në shumë raste ndihmon njerëzit që ndodhen në të njëtën situatë kur ai ka qenë i ri.