E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga parada me flamuj e kuaj te kurorat me lule, si u festua në Shkodër dita e Flamurit

Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.

Në Shkodër festa e Pavarësisë ka nisur që një ditë më parë me sofrën e madhe të Shqipërisë ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Në ditën e pavarësisë ceremonitë nisën me ngritjen e flamurit në sheshin Luigj Gurakuqi. Për të vijuar më pas me ecje në këmbë dhe kuaj deri te monumenti i Isa Boletinit dhe vendosjen e kurorave me lule.

28 nëntori i Pavarësisë është një ditë reflektimi, dhe një kujtesë e përhershme për vlerat e lirisë, unitetit dhe identitetit që vijojnë të udhëheqin aspiratat e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›