VIDEO/ Vlora “vishet” kuqezi, qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare bëhen bashkë në “Sheshin e Flamurit”, festojnë me tupana e dajre

28 Nëntor, 113- vjetori i Ditës së Pavarësisë.
Vlora është “veshur” sot kuqezi. Këtë të premte në orën 10:00 nisi Ceremonia Shtetërore e Festës së Flamurit. Figura politike, dhe qytetarë të shumtë janë të pranishëm në aktivitet.
Në Vlorë kanë mbërritur qytetarë nga të gjitha trevat shqiptarë. Në Sheshin e Flamurit, festohet me tupana e darje.
Një atmosferë festive dhe emocionuese njëkohësisht, dhurohet nga grupe valltare të veshur me veshje tradicionale shqiptare.