E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga përmbytjet në Pakistan pësuan gjashtë milion fëmijë

Islamabad, 16 gusht  - Nga përmbytjet që tre javë e shkatërrojnë Pakistanin, deri tani pësuan gjashtë milionë fëmijë, të mbetur pa prindër apo të sëmurë, deklaroi zëdhënësi i UNICEF-it.

"Bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve. Fëmijët çdo herë janë të rrezikuar. Nuk mund ta kontrollojnë etjen e tyre dhe pinë ujë kudo që të jetë, me çfarë rrezikojnë të sëmuren nga sëmundjet e zorrëve, kolera apo sëmundje të tjera" deklaroi Sami Abdul Malik.

UNICEF ndanë biskota me kalori të larta për shmangien  e urisë, që krijon kushte për paraqitjen e sëmundjeve të tjera.

Fëmijët, të cilët kanë mbetur jetimë apo janë të ndarë nga prindërit e tyre për shkak të përmbytjeve, përveç që janë të sëmurë dhe të pandihmë janë edhe psiqikisht të traumatizuar.

Në Pakistanin veriperëndimor, përafërsisht 5.000 persona të zhvendosur nga përmbytjet, mes të cilëve 1.500 fëmijë, strehimore gjetën në një shkollë. Fëmijët të zbathur shëtisin  andej-këtej dhe qajnë mes tendave, rreth të cilave të zhvendosurit janë mësuar të kryejnë nevojat fiziologjike.

Sipas mjekëve lokalë, shumica prej fëmijëve vuajnë nga gastroenteriti, sëmundjet e lëkurës dhe dehidrimi për shkak të papastërtisë dhe viruseve.

Autoritetet pakistaneze paralajmërojnë se në ditët e ardhshme priten përmbytje të reja. Shërbimi meteorologjik kumtoi se vala e dytë e përmbytjeve në lumin Ind arriti deri në provincën Sind dhe kërcënohet me përmbytje të rajoneve të tëra.

Në provincë janë përmbytur me mijëra fshatra dhe nën kërcënim nga përmbytjet është edhe qyteti Xhakobad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›