Nga përndjekja serbe tek DWS

Tony Dovolani nga Prishtina, është pa diskutim një nga shqiptaret më të suksesshëm për vitin 2012.
Ai fitoi spektaklin më të shikueshëm të Amerikës “Dancing with the Stars”, ku shikueshmëria në natën finale kishte kapur rekordin e 32 milionë teleshikuesve. Kështu ai bëhet shqiptari i parë që fiton një trofe të tillë në shtetin më të fuqishëm të botës me një popullsi mbi 300 milionë banorë.
Dovolani arriti të trajnojë me vallëzimin e tij artistë të mëdhenj, si Richard Gere, Jenifer Lopez, Ëill Smith, Sara Evans, Suzan Luci, e sa e sa të tjerë deri te Melissa Recroft me të cilën ndau edhe trofeun e fundit të këtij viti.
Ai është kampioni absolut, i rritur me ndjenja të larta patriotike në sajë të edukimit të familjes së tij që dhanë gjithçka për pavarësinë e Kosovës
"Në fillim punova si pjatalarës në restorant. Dhe një ditë në restorantin tonë kalon një shpërndarës i fletushkave me reklama i një shkolle vallëzimi, që promovonte talente për karrierë brilante. Pashë kuzhinierin që tërhoqi një fletushkë dhe unë nga kureshtja e pyeta se për çfarë ishte dhe ai më sqaroi se është një shkollë që prodhon talente. I thashë se jam i interesuar për këtë dhe ai më dërgoi te studioja ku u regjistrova. Që aty pasioni im nisi të marrë udhë. " E ka filluar jetën emigrante që pjatalarës dhe për të përfunduar në ëndrrën e gjithsecilit, në jetën hollivudiane vetëm në sajë të pasionit të tij të madh për vallëzimin. Dy herë kampion bote e bën pa diskutim si rekordmenin e parë shqiptar që njeh një sukses të tillë. Megjithëse me gjithë këto trofe dhe famë botërore ai asnjëherë nuk u kujtua nga autoritetet shqiptare dhe kosovare, të cilët janë më të interesuar për performancën e artistëve komercialë shqiptarë. Përkundër padrejtësive, ai kurrë nuk mban mëri për askënd, sepse thotë e bëj për shpirtin tim kuqezi dhe për gjakun e heronjve shqiptarë, me të cilët krenohet kudo. /Indeksonline/