E Martë, 3 Nëntor 2026

Nga qelia, në spitalin e burgut! Jetnor Zhaboli do të trajtohet nga mjekët, pasi izoloi familjen

Gjykata e Tiranës liroi nga burgu Jetnor Zhabolin, 35 vjeçarin që izoloi brenda katër mureve të shtëpisë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Pasi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, ekspertiza doli në përfundimin se Zhaboli nuk ka qenë i përgjegjshëm mendërisht për aktet që ka kryer.

Kështu, gjykata caktoi shtrim të detyruar në spitalin e burgut.

35- vjeçari, me profesion ekonomist, mbante të mbyllur gruan dhe fëmijët e tij, i monitoronte me kamera sigurie në çdo moment të ditës dhe i dhunonte fizikisht.

Kur u njoh me masën e sigurisë arrest në burg, Jetnor Zhaboli, tha se gjithçka e kishte bërë për të mbrojtur familjen./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›