E Martë, 3 Nëntor 2026

Protestë për Lekë Dukagjinin, banorët e malësisë kërkojnë një vend për bustin e tij në Shkodër

Disa banorë të krahinës së Dukagjinit protestuan para bashkisë së Shkodrës. Ata kërkuan që pasardhësi i principatës së Dukagjinasve dhe figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, Lekë Dukagjini të nderohet në këtë qytet, me vendosjen e bustit të tij.

Çdo gjë është gati prej 3 vitesh, pasi ndërtimi i bustit është mundësuar nga bijtë e kësaj zone në diasporë, por mungon vendi i përcaktuar nga bashkia.

“Jemi gënjyer me premtime prej 2 vitesh, prandaj kërkuam një takim me kryebashkiakun Benet Beci.

Në Shqipëri kemi nderuar figura pushtuesish duke ju vendosur buste e memorialë, ndërsa për ata që luftuan për kombin, zgjedhim t’i injorojnë” thonë ata

Për protestën e banorëve të Dukagjinit ka reaguar kryebashkiaku Benet Beci.

Në rrjetet sociale ai shprehet se takimi i sotëm ka qenë i pamundur për tu zhvilluar.

“Siç bëmë realitet rrugën që kërkonin prej vitesh, do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët edhe për monumentin që ato kërkojnë për figurën e Lek Dukagjinit”, shprehet Benet Beci në reagimin e tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›