E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga selia e PS dalin persona të maskuar dhe me shkopinj në duar

Protestuesit hodhën gurë dhe thyen xhamat e selisë së PS teksa po marshonin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 6-të të revoltës studentore kundër qeverise dhe kryeministrit Edi Rama.

Në mesin e momenteve të tensioneve para selisë rozë, nga godina dalin disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar të cilët lëshohen drejt të rinjve.

Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion shmangu përplasjet mes 2 grupeve.

Personat e maskuar që ndodheshin brenda PS-së nuk janë identifikuar.

FAX NEWS sjell pamje nga brenda selise se PS ku po fshiheshin personat e maskuar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›