Refuzohet kërkesa e Hysit, kërcënon me largim

Komisioni për ankesa i shkallës së dytë, ka vërtetuar vendimin e Komisionit të Garave, i cili ndeshjen mesë Gjilanit dhe Hysit e kishte regjistruar me rezultatin e arritur në fushë 1:1.
“Komisioni për Ankesa i Shkallës së dytë, pasi shqyrtoftë gjitha shkresat e lëndës, ka gjetur se ankesa është e pabazuar, me që gjyqtari, nuk e ka ndërpre ndeshjen dhe pas
konsultimit me gjyqtarët anësor dhe vëzhguesin e ndeshjes, e ka vazhduar dhe përfunduar me rezultatin 1-1”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Me këtë vendim janë shumë të pakënaqur drejtuesit e ekipit bardhe e zi, i cili paralajmëron se do të ankohen në Komitetin Ekzekutiv të FFK’së.
Nëse edhe këta të fundit refuzojnë ankesën ekipi i Hysit nuk e përjashton mundësin e tërheqjes nga garat. Përveç kësaj bardh e zinjtë kanë edhe opsione tjera.
“Jemi të pakënaqur me vendimin dhe ne do të anohemi sërish. Neve nuk po na interesojnë pikët por nuk duam që të ketë dhunë, e cila po shfaqet nëpër stadiumet tona”, ka thënë shefi ekzekutiv i Hysit, Afrim Macula për Express.
“Nëse edhe Komiteti Ekzekutiv refuzon kërkesën tonë, atëherë është herët me fol por sipas gjitha gjasave do të tërhiqemi nga garat. Ose edhe ne do ti rrahim referët dhe te shohim se çfar po ndodh”, ka përfunduar Macula.
Pas 26 xhirove të zhvilluar në Superligë, Hysi zë vendin e katët në renditjen tabelore me 43 pik të tubuara, pesë më pak sesa lideri Trepça ’89.