E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga sot nis regjistrimi online për patentën, shkurton kohën

TIRANE - Sot mbyllet faza e parë e shërbimit e-Patenta, e cila si fillim është e disponueshme për zyrën rajonale të Tiranës dhe brenda muajit qershor ky shërbim do të përdoret nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu, brenda 10 ditëve, shërbimit për aplikim për patentë të re, do t’i shtohen edhe tre shërbime të tjera për aplikim për rinovim leje drejtimi, aplikim për zëvendësim leje drejtimi të dëmtuar dhe aplikim për zëvendësim leje drejtimi të humbur.

Si rezultat i përfundimit të këtij projekti, nga një shërbim që u ofrohej qytetarëve me anë të regjistrave me dorë, kalohet në një shërbim 100% të dixhitalizuar.

Për kryerjen e të gjithë procesit të regjistrimit për t’u pajisur me leje drejtimi qytetarët dhe autoshkollat, më parë duhej të humbnin ditë të tëra, ndërsa tani ky proces bëhet nga zyra apo shtëpia dhe vetëm për 6 minuta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›