E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga sulmet me bomba – 47 të vrarë

Nga sulmet me bomba në gjithë Irakun janë vrarë së paku 47 vetë, shumica prej tyre myslimanë shiitë.

Pjesa më e madhe e sulmeve të djeshme u bënë në kryeqytetin Bagdad, ndërsa bombat kanë eksploduar në së paku katër lagje të tij.

Sulme kanë ndodhur edhe në Mosul, transmeton REL.

Në mesin e të vrarëve ka pasur edhe policë.

Nga Iraku raportohet, poashtu, se policia ishte e involvuar në të shtëna me militantët në qytetin veriperëndimor Baaj, afër kufirit me Sirinë.

Nga këto të shtëna mbetën të vrarë katër policë dhe shtatë militantë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›