E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen sot në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, sot do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës delegacioni do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Volker Halbauer dhe me përfaqësuesit kryesorë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftimin nga selia e KF0R-it.

Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e FSK Agim Çeku dhe me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›