E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga vettingu i politikanëve te vota e emigrantëve, Basha kthehet me 4 propozime

Nga vettingu i politikanëve te vota e emigrantëve, Basha kthehet me 4

Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, gati një vit e gjysmë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Ai sot ka zhvilluar një takim me disa tyë rinj, teksa ka bërë edhe tre propozime që sipas tij do të sillnin besimin e qytetarëve te politika.

Basha tha se duhet të ketë lista të hapura për kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, vetting për politikanët, kufizimi i mandateve për qeveritë dhe vota e emigrantëve.

“Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera. Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë. Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Gjithashtu edhe vota e emigrantëve , rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar", u shpreh Basha.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›