E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mos ha m*t herë tjetër", Nard Ndoka “lëshon gojën” me gazetarin: M*tin tregojau atyre në shtëpi, jo mua...

"Mos ha m*t herë tjetër", Nard Ndoka “lëshon

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është përplasur me gazetarin Flogert Muça, të cilin e akuzoi se po e kalonte debatin në personal.

Debati mes tyre sot në emisionin “Zona Zero” në Top News, ka agravuar deri në ofendime e fjalë fyese. Ishte Ndoka ai që "shthuri" gojën me gazetarin duke përdorur fjalor banal.

Pjesë nga debati:

Ndoka: T’i japim përgjigje asaj akuzës që bëri zotërija se e ktheu në personale. Ai së pari nëse nuk ka informacion duhet ta mësojë. Ose të vendosë një standard që kur vimë ne këtu bëjmë debat jo kështu shigjetime.

Muça: Nuk është personale. Ju keni qenë me Ramën, tani jeni me Berishën. Është fakt. Këtu nuk i hyra në familje. Nuk e akuzoj për asgjë. Thashë vetëm që ka qenë me Ramën e tani del me Berishën, e këto lëvizje të nxjerrin të pamoralshëm.

Ndoka: A mund ta mbyllësh gojën, ta shpjegoj unë. Unë karrierën politike, që ta marrë vesh edhe ai, që mos të hajë m*t herë tjera e kam filluar si kandidat i pavarur.

Muça: Shko në shtëpi, dhe m*tin tregojau atyre në shtëpi, jo mua. Prandaj s’merr vota ti…

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›