E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmime dhe shaka

18/03/10 14:21

Ndërsa qëndrojnë në diell, disa nga banorët luajnë duke u bërë personazhë të historive të trilluara aty për aty, sikur kanë krijuar familje me njeri-tjetrin. Seldi bën zhurmë me shezlongun dhe Klodi e ngacmon me fjalë që të pushojë. Seldi kthehet nga Domenika duke i thënë se cfarë burri ka kështu, për Klodin, por ajo thotë se burri isaj është Edi. Klodi shprehet se burrin e ka në krahë dhe tregon nga Erioni të cilit i afrohet paksa dhe u tregon banorëve cilësitë e tija. Ai kthehet nga Olta dhe e pyet nëse do e kishte dashur ajo burrin e tij, Erionin. Ajo përgjigjet se ai duhet të pyesë burrine vetë nëse do e donte atë dhe Klodi kthehet nga Erioni duke e pyetur, por ai thotë se ka mirë gruan që ka. Kënaqësia është tjetër e dëshira është tjetër- shprehet Olta pasi dëgjon përgjigjen e Erionit që është i kënaqur për gruan që ka. Ata vazhdojnë të bëjën shaka e të flasin për familjet që kanë krijuar duke pyetur njeri-tjetrin për më shumë informacion.
Ndërsa disa qëndrojnë në kopsht, Ada e ndihmuar nga Hakiu gatuajnë drekën dhe pasi e përfundojnë, thërrasin të tjerët që të bashkohen me ta në tavolinën e ngrënies.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›