Ngatërrohet Tuna

Këngëtarja Altuna Sejdiu, në muajt e fundit i është përkushtuar rolit të saj si anëtare jurie në shfaqjen për talentë në muzikë "X Factor Albania".
Kjo ka bërë që këngëtarja shkupjane të mos publikojë materiale të reja muzikore, tash e një kohë të gjatë.
Përkushtimin e saj si mentore në këtë spektakel televiziv, Tuna e shfaqur në vazhdimësi edhe në rrjete sociale.
Këtë herë, tentimi nuk ka qenë i sukseshëm, pasi ajo është ngatërruar me emrat, duke shkruar dy herë gabimisht emrin e konkurrentes nga grupi i saj. Në vend se për Arilenën, Tuna kërkon vota për Arielën, gjë që ka nxitur reagime nga fansat, të cilët pyesin nëse ajo vërtetë nuk mban mend emrin e vajzës, mentore e së cilës është tash e disa muaj. /Indeksonline/