E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkohen për "Nga pak kapakë"

MC Kresha dhe NR, i janë bashkuar nismës humanitare në kuader të projektit "Nga pak kapakë".
Ata, së bashku me Dj Gamble, Fatmir Spahiun, Ana Kabashin e Mirsën, do të argëtojnë mysafirët në mbrëmjen humanitare që organizohet të mërkurën e 13 marsit, në një nga klubet e natës të kryeqytetit të Kosovës.

Mjetet financiare që sigurohen nga biletat e shitura këtë mbrëmje do të shkojnë në vazhdimësinë e zhvillimit të Kosovo Cap Project dhe sigurimin e karrocave për persona me nevoja të veçanta. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›