Ngec Tirana fluturon Vllaznia
Bardheblute kane besuar deri ne fund se nuk do te dilnin te humbur nga fusha ballshiote. Bylisi ka shenuar me ane te Popovskit por ekipi nuk ka mundur qe ta mbaje rezultatin duke vazhduar traditen 10-vjecare te mosarritjes se fitoreve ndaj Tiranes. Takimi ka pasur kontestime persa i perket gjykimit te ndeshjes nga te dyja ekipet. Gjate 90 minutave eshte zhvilluar nje ndeshje e forte e bukur dhe me shume aksione. Bardheblute kane qene me dominante ne kete takim ndersa ballshiotet me racionale.
Vllaznia
Vllaznia ka arritur nje fitore te cmuar ne fushen e veshtire te Lacit duke u konfirmuar si pretendente per titullin kampion. Nje gol i mbrojtesit Olsi
Gocaj ne pjesen e dyte u ka dhene tri pike te arta shkodraneve. Pas ketij suksesi kuqeblute e Mirel Joses e shikojne veten me afer kreut teksa jane 24 pike bashke me Dinamon e vendit te trete. Laci ka zhgenjyer per here te dyte ne shtepine e vet gjate ketij sezoni por duke pesuar gjithashtu humbjen e dyte radhazi ne kampionat pas deshtimit me pare ne transferte kunder Shkumbinit. Derbi verior ishte parashikuar i veshtire per vete faktin se kuqeblute vinin pas disa rezultatesh pozitive radhazi. Pas nje pjese te pare me te mire per bardhezinjte ne 45 minutat e dyta ka fituar eksperienca e shkodraneve. Miqte ishin me te qete ne lojen e tyre dhe te vendosur me mire ne fushe. Ata goditen atehere kur te gjithe prisnin golin e Lacit.
Elbasani
Kastrioti ka qene i pameshirshem ne takimin e djeshem teksa ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 3-1 duke siguruar keshtu nje fitore qetesie. Nga ana tjeter verdheblute te cilet duhet thene se kishin nje jave pa u stervitur kane mundur qe tu bejne rezidence krutaneve madje kane arritur edhe te shenonin golin e nderit por vetem kaq. Nderkohe qe krutanet kane qene te etur per te shenuar e serine e golave e kane celur ne kohen limit te pjeses se pare per te vazhduar me pas me dy te tjere ne fraksionin e dyte te lojes. Pjesa e pare ka qene e vaket per te dyja skuadrat ku rastet e tyre numeroheshin me gishta.
Superiorja/ Java 14-te
DJE
Laci - Vllaznia 0-1
Gocaj 68
Bylis - Tirana 1-1
Popovic 48/S.Lilaj 90-5
Kastrioti - Elbasani 3-1
Alikaj 45-1 Alvizh 56 Babic 58/Dalipi 85
SOT
Skenderbeu - Shkumbini 1300
Dinamo - Teuta 1300
T HNN
Flamurtari - Besa 1300
RENDITJA
Skuadra N F B H G- G- P
1 Flamurtari 13 9 1 3 23 11 28
2 Skenderbeu 13 8 1 4 23 15 25
3 Dinamo 13 7 3 3 23 17 24
4 Vllaznia 14 7 3 4 14 13 24
5 Tirana 14 6 4 4 20 15 22
6 Teuta 13 5 3 5 15 12 18
7 Shkumbini 13 5 2 6 18 20 17
8 Kastrioti 14 4 5 5 16 18 17
9 Laci 14 5 2 7 14 16 17
10 Bylis 14 3 3 8 17 27 12
11 Elbasani 14 3 3 8 15 24 9
12 Besa 13 1 6 6 8 18 9
SHNIM Elbasani eshte me minus 3 pike ne renditje per shkak te denimit qe ka marre nga FIFA per mospagesen e lojtarit Darko Peric
kategoria e pare/ Java e 12-te
DJE
Lushnja - Tomori 1-2
G.ela 18p/aushaj 84 aci 90-2
Ada - Gramozi e shtyre
Luftetari - Burreli 1-0
Mitraj 3
Pogradeci - Apolonia 1-0
Elmazi 33
Bilisht Sporti - Terbuni 5-1
Zylyftari 7 44 Biba 21 31 85/Lifja 23
Vlora - Beselidhja 1-0
Skenderaj 82
Gramshi - Partizani 3-1
Mirovic 55 ekrezi 69 L.Koci 85/Dushku 25
Kamza - Mamurrasi 1-0
Likmeta 33
RENDITJA
Skuadra N F B H G- G- P
1 POGRADECI 12 9 1 2 18 8 28
2 KAMZA 12 7 4 1 18 8 25
3 APOLONIA 12 7 3 2 22 11 24
4 TOMORI 12 7 2 3 18 10 23
5 MAMURRASI 12 7 1 4 11 8 22
6 LUSHNJA 12 6 1 5 21 9 19
7 BESELIDHJA 12 4 5 3 15 9 17
8 GRAMOZI 11 5 1 5 10 16 16
9 TRBUNI 12 4 3 5 11 17 15
10 B.SPORTI 12 4 2 6 19 23 14
11 BURRELI 12 3 4 5 10 11 13
12 VLORA 12 3 4 5 8 10 13
13 LUFTTARI 12 3 4 5 4 10 13
14 PARTIZANI 12 3 2 7 6 13 11
15 ADA 11 2 0 9 11 21 6
16 GRAMSHI 12 1 3 8 7 22 6
Jetmir Halilaj