E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humor i zi

/ /

NgaEDMOND TUPJA

U permbyt serish Shkodrasic u permbyten disa te tjera qytete ne Shqiperi madje edhe ne vendet fqinje te Ballkanit. Per arsye objektive kryesisht d.m.th. te pavarura nga vullneti i faktorit njeri qofte ky i llojit homo albanicus por edhe per arsye subjektive d.m.th te varura nga faktori i sapopermendur. Po perpiqet perpelitet perdridhet e perplaset pushteti qendror por edhe ai vendor per tu ardhur ne ndihme shqiptareve te goditur nga kjo fatkeqesi natyrore. Gjithsesi ajo qe me shqeteson sot e me shtyn te merrem me ate nuk jane gjysmesukseset apo gjysmedeshtimet e pushtetit qendror as ato te pushtetit vendor per perballimin e permbytjeve por sjellja e neveritshme e atyre qe sigurojne qarkullimin e qytetareve te Shkodres se permbytur. E kam fjalen per varketaret qe po praktikojne tarifa te larta per transportin ujor ne rruget e Shkodres Le malheur des uns fait le bonheur des autres thote frengu ne menyre proverbiale Fatkeqesia e disave lumturon disa te tjere.
Para pak ditesh tek shihja nje kronike per permbytjen e Shkodres ne njerin prej kanaleve tona televizive mu kujtua si per dreq nje gazmore italiane lidhur me tarifat e praktikuara nga gondolieret venedikas ne raste dasmash dikur ne fillim te shekullit te kaluar ekzistonin pra asokohe tri tarifa me e shtrenjta per ato gondola te medha ku ne rast shiu nusja e dhendri bashke me prinderit e tyre mbroheshin nga nje tende e madhe kurse dasmoreve te tjere u shperndaheshin cadra e mushama tarifa e dyte pak me e lire siguronte nje tende per nusen e dhendrin cadra e mushama per prinderit e tyre ndersa dasmoreve te tjere u premtohej solemnisht qe shiu do te pushonte pas pak castesh se fundi tarifa e trete me e lira i siguronte nuses e dhendrit nje cader te perbashket dhe dy mushama prinderve te tyre u premtohej solemnisht qe shiu do te pushonte pas pak ndersa dasmoreve te tjere ne menyre qe te mos e ndienin fare shiun u behej nje thirrje e sinqerte qe ta ndiqnin gondolen me... not stili sipas mundesise se secilit madje edhe duke notuar nen uje.
Nuk e di se si me ndodhi por aty per aty mu fanit nje skene e papritur si ne makth por plot humor. Plot humor te zi. Sterre te zi. Katran fare. Ne nje si bicim vegimi te llahtarshem pashe se varketaret shkodrane ata te pameshirshmit pa me te voglin dyshim kane caktuar ne kete fillimshekulli te lagshem tri tarifa qarkullimi. Ne raste dasmash - do te pyese patjeter lexuesi i vemendshem e kureshtar i rubrikes sime te se dieles. Pergjigjja qe do ti jap me siguri do ta zhgenjeje ate Jo ne raste vdekjesh. Sepse kur ndodhin permbytje te medha te frikshme mund te kete edhe te vdekur. Keshtu tarifa e pare me e shtrenjta siguron po te bjere shi nje tende te madhe per arkivolin me trupin e te ndjerit dhe per njerezit e tij me te afert ndersa pjesemarresve te tjere ne varrim u shperndahen cadra e mushama tarifa e dyte pak me e lire siguron gjithmone ne rast shiu nje tende per arkivolin njerezve me te afert te te ndjerit u shperndahen cadra e mushama kurse te tjereve u premtohet solemnisht qe shiu do te reshte pas pak me ne fund tarifa e trete me e lira siguron nje mushama per arkivolin nje cader per fjalimmbajtesin mortor nje premtim solemn per njerezit me te afert te te ndjerit nderkohe qe te tjeret ftohen te ndjekin varken me... not stili sipas mundesise se secilit madje edhe duke notuar nen uje.
Besoj se ky vegim sado i pabesueshem te duket do ti beje qeveritaret tane qendrore e vendore shkartisur te mendojne disi me thelle per telashet jo vetem te medha por edhe te vogla jo vetem dramatike por edhe komike qe nxjerrin fatkeqesite natyrore ne pergjithesi dhe permbytjet ne vecanti sidomos ne qytete te tilla si Shkodra ime e preferuar ku humori qofte edhe i zi ben pjese ne kulturen e qytetareve fisnike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›