Ngecin negociatat SHBA-Rusi
Negociatat mes Moskës dhe Washingtonit, për të zëvendësuar marrëveshjen për çarmatosje bërthamore, e cila skadon muajin e ardhshëm, kanë ngecur për shkak të propozimit për reduktimin e raketave ruse, ka njoftuar dje një gazetë.
Kjo grindje rrezikon të nxjerrë nga binarët bisedat e nivelit të lartë, për arritjen e marrëveshjes për të zëvendësuar Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), të nënshkruar në vitin 1991, për të cilin administrata e Barack Obamës shpreson se do të zëvendësohet me një marrëveshje të re, para skadimit të traktatit START më 5 dhjetor.
Gazeta ruse Kommersant, duke cituar një ekspertë, i cili ka njohuri për negociatat për marrëveshjen e re, theksoi se Washingtoni në marrëveshjen e re po kërkon që të përfshihet një pikë nga marrëveshja e vjetër, e cila parasheh vëzhgimin e arsenalit të raketave mobile tokësore të Rusisë.
Ata po ofrojnë që të mbahet, e madje edhe që të forcohet kontrolli i raketave tona balistike mobile interkontinentale, u citua të ketë thënë ky ekspert.
Rusia kundërshton këtë propozim, duke pasur parasysh se SHBA-ja aktualisht raketa të veta mobile tokësore interkontinentale.