E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov kritikon zgjerimin e NATO-s

Logjika e zgjerimit të NATO-s është problematike dhe nuk është në përputhje me realitetin e sotëm, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Procesi i zgjerimit të NATO-s nuk ka marrë parasysh zhvendosjet tektonike në fushën e gjeopolitikës, në fund të viteve të 90-ta, tha Lavrov, në intervistën dhënë kanalit televiziv, Vesti.

Sipas fjalëve të tij, shumë shtete serioze në Europë gjithashtu e ndajnë këtë qëndrim dhe pikërisht për këtë arsye po dëgjohen reagime gjithnjë e më pozitive sa i përket propozimit të presidentit të Rusisë, Dimitri Medvedev, që të fillojë hartimi i një propozimi të ri për sigurinë evropiane.

Këtë propozim do ta promovojmë në mënyrë aktive, ndër të tjera edhe në korniza të takimeve në Këshillin NATO-Rusi, i cili në nivel të ministrave do të zhvillohet në fillim të dhjetorit, tha Lavrov.

Ai më tutje shtoi se Rusia është e hapur për bashkëpunim teknik dhe ushtarak me të gjithë, përfshirë këtu edhe NATO-n, duke u bazuar në parimin e respektimit të ndërsjellë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›