Ngelin studentet e privatitnuk marrin licencen
TIRANE-Rreth 27 per qind e studenteve te diplomuar ne degen e mjekesise qe u testuan gjate muajit janar per provimin e shtetit nuk kane mundur te kalojne proven. Dine Abazaj president i Urdhrit te Mjekut te Shqiperise ka deklaruar se numri me i madh i studenteve mbetes jane nga universitetet private. Por edhe ata qe kaluan testimin kane rezultuar me nje note mesatare te ulet 6.2 ne degen e stomatologjise dhe 7.3 ne degen e mjekesise s se pergjithshme. Por numri me i madh i mbetesve ka rezultuar mes studenteve te farmacise. Arjan Jaupllari kryetar i Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise deklaroi se ne fazen e pare te provimit te shtetit numri i mbetesve nga universitet private ishte mbi 50 per qind. Kjo sipas tij vertetoi hendekun e madh cilesor mes dy sektoreve te arsimit ne Shqiperi. U testua 152 studente nga shteterori nga te cilet ngelen 24 nga universiteti Ufo jane testuar 169 studente nga te cilet 76 jane vleresuar me noten 4 dhe nga 214 studente te Kristalit 142 kane mbetur ne klase. Kjo tregon cilesine e diplomave qe leshojne - ka deklaruar Jaupllari.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com