E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngërçi në KQZ, SHBA risjellin në Tiranë Jonathan Moore

Të tjera rreth shkrimit Lleshi:Mungesat nuk na cënojnë OSBE: Uroj,Kuvendi të marrë vendim Fyle:Zgjedhjet vendimtare për demokracinë Berisha: Arvizu të mos bëjë gjykatësin/  VIDEO Çfarë tha Arvizu për KQZ-në Koalicioni i Vëzhguesve vendorë: KQZ e paplotë TIRANE - Drejtori për Europën Qëndrore dhe Jugore në departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore vjen sot në Tiranë dhe zgjidhja e ngërçit të KQZ-së pritet të jetë pjesë e bisedimeve.

Moore rikthehet në Tiranë, pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Një ditë më parë kryeministri ashpërsoi gjuhën ndaj ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, në kuadër të kërkesës së tij për riformatimin  KQZ-së në seancën e radhës së Parlamentit e cila pritet të mblidhet të enjten.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët dje në Elbasan,  kryeministri i bëri të qartë ambasadorit se askush nuk ka mandat dhe të drejtë të intepretojë ligjet e një vendi tjetër.  

Për momentin nuk ka asnjë axhendë se me kë dhe kur do të takohet zyrtari i DASH gjatë vizitës së tij në Tiranë. 

VIZITA E MOORE
Lajmi për vizitën e tij u bë e ditur nga Zëri i Amerikës, të njëjtën ditë (24 maj) kur ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu u bëri thirrje palëve politike të përpiqen të konstituojnë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve seancën kur ishte njoftuar votimi i ligjeve dhe reformave të kërkuara nga Brukseli.

Funksionimi i cunguar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i mbetur që prej një muaji me katër anëtarë vazhdon të jetë një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuaj në KQZ e pasojat mbi procesin zgjedhor.

Koha në dispozicion për arritjen e një kompromisi për KQZ duket e shkurtër aq më tepër kur pak ditë më parë, vetë zoti Arvizu pranoi se qëndrimet e palëve janë shumë larg njëra tjetrës. Ideja e socialistëve është se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI, mund të riparohet vetëm me një riformatim të komisionit.  Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›